TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkia Shkodër ka publikuar prej ditësh kalendarin e aktiviteteve të festave të nëntorit. Ato do të kulmojnë me ngritjen e flamurit në sheshin para bashkisë së Shkodrës me 28 nëntor.
Ajo që bie në sy këtë vit është se në kalendarin zyrtar të festimeve të publikuar nga bashkia Shkodër, figuron data 29 Nëntor, festa e Çlirimit e cila këtë vit do të festohet për herë të parë në qytetin veri-perëndimor.
Në të gjitha bashkitë e mëparshme të djathta kjo festë nuk është njohur dhe të vetmit që e kanë kujtuar janë veteranët e Lanç ndërsa këtë vit, me marrjen e bashkisë nga socialisti Benet Beci, bashkia do të njohë këtë datë dhe do të vendosë kurora në varrezat e dëshmorëve.
Lidhur me këtë rast nuk ka ende asnjë reagim nga demokratët, të cilët e cilësojnë 29 Nëntorin e 1944 si datë pushtimi dhe jo Çlirimi.
