TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjirokastër një numër i konsiderueshëm i hoteleve dhe bujtinave funksionojnë në mënyrë informale.
Sipas kreut të zyrës së Tatimeve në Bashkinë Gjirokastër, Asim Peta dy muajt e fundit ka një rritje të strukturave që regjistrohen ndërsa paralajmëron se së shpejti do të nisë edhe verifikimi në terren. Për administratoret e hoteleve, regjistrimi i çdo njësie akomoduese do të çojë në një konkurrencë të barabartë.
Sektori i hotelerisë në Gjirokastër është zhvilluar ndjeshëm, por ende strukturat shtetërore nuk kanë një database të saktë për numrin e tyre, kjo sepse shumica e dhomave janë brenda banesave karakteristike dhe nuk kanë asnjë regjistrim nga pushteti vendor.