TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim kokë më kokë në Berlin me Presidentin e RFGJ-së Frank-Walter Steinmeier.
Begaj u shpreh se me Steineir kanë patur diskutime për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE
Kreu i shtetit i ka shprehur falënderime Presidentit Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve
“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë. Mora garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE
Gjermani jep mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit dhe roli i saj në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike”, tha Begaj.
Ndër të tjera, presidenti u shpreh se “duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane udhërrëfyes për begatinë e rajonit”.