TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për bashkinë e Himarës. Kështu deklaroi sekretari i “Omonias” Marin Suli. Në një intervistë në Top Story, Suli tha se do të jetë i biri i tij ai që do të “vijojë betejën” e të atit.
“Një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit, por me një artificë ligjore… të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, -tha Suli.
Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet i partisë së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, ndërsa ndodhet ende në burgun e Fierit, i akuzuar për blerje votash.