AKTUALITET, 18 Qershor 2024, 21:16

Berisha fton qytetarët në protestë: Të premten kapeni prej zverku Erion Veliajn dhe nxirreni nga bashkia

Berisha fton qytetarët në protestë: Të premten kapeni prej

Të premten kapni për zverku Erion Veliajn, nxirreni nga bashkia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë sot se Shqipëria sot ka lëshuar klithmën e shpëtimit që duhet ta dëgjojë çdo bir dhe bijë e saj. Ai ftoi qytetarët të premten për në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Berisha tha se duhet të largojnë nga zyra kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, e premtja po vjen. Erion Veliaj vazhdon sfidon revoltën popullore. Sfidon qytetarët! Vazhdon të qëndrojë në detyrë si qeveritari i zi me modelin e vjedhjeve 100 përqind. Hotelet e tij me 5 yje lartësohen çdo javë sepse mercenari Dumani është bërë parzmore e tij, e amniston atë! Shpresa e vetme për Shqipërinë, për shqiptarët, jeni ju.

Ta kapni për zverku këtë mafioz të shpifur, ta nxirrni nga zyra, ta varni në shtyllën e turpit të historisë. Qytetarë dhe qytetare, ftesa ime për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, t’i dalë zot vetes, të marrë fatin e tij në duart e veta. Të marrë fatin e shqiptarëve në duart e tij. Shqipërinë e bëjnë vetëm shqiptarët. Shqipërinë po e zhbëjnë mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria sot ka lëshuar klithmën e shpëtimit që duhet ta dëgjojë çdo bir dhe bijë e saj. Ndaj dhe ju ftoj të premten të përmbushim detyrën tonë, të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 përqind të taksave, Erion Veliaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!