AKTUALITET, 18 Qershor 2024, 21:31

Salianji: Basha e Alibeaj nuk do të vijnë më në PD, ata i shërbejnë Ramës

Salianji: Basha e Alibeaj nuk do të vijnë më në PD, ata i

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk do t'i bashkohen PD-së, sepse sipas tij, nuk e kanë këtë qëllim.

Komentet Salianji i bëri teksa ishte i ftuar në Euroneës Albania, ku tha se që të bëhesh pjesë e PD-së, fillimisht duhet të jesh në opozitë, që sipas tij, Basha dhe Alibeaj nuk janë.

Ai tha gjithashtu se Basha edhe pasi Apeli i dha vulën Berishës, doli e tha se do të vijojë t’i shërbejë kryeministrit Edi Rama.

“Demokratët janë në shtëpinë e vetë. Duhet të krijohen të gjitha kushtet që jo vetëm deputetët, por të gjithë drejtuesit e niveleve më të ulëta të përfshihen në strukturat e PD.

Basha dhe Alibeaj nuk vijnë në PD. Duhet që nuk kanë këtë qellim. Duhet të jesh në opozitë njëherë që të vish. Nuk janë në opozitë. E kanë bërë të qartë qëndrimin.

Doli tha që unë do të vazhdoj t’i shërbej Ramës. Që të bësh parti duhet të kesh të gjithë elementët që përbëjnë parti politike, por këta njerëz nuk përbëjnë parti”, tha Salianji.