AKTUALITET, 7 Shkurt 2026, 14:12

E rëndë në Vlorë! U paraqit në spital pa shenja jete, ndërron jetë 4-vjeçari

E rëndë në Vlorë! U paraqit në spital pa shenja jete,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

I mituri është paraqitur në spitalin e Vlorës pa shenjë jete. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.