TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e ka konsideruar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës si një akt të paligjshëm nga ana e Rusisë.
Përmes një postimi në Facebook, Peleshi thotë se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë në të njëjtën linjë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.
Peleshi thotë se Shqipëria kundërshton pa mëdyshje veprimin e njëanshëm të Rusisë.
Postimi Niko Peleshit:
Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.