TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një çift bashkëshortësh është marrë nën akuzë nga Policia e Fierit, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar një parcelë hashashi.
Aksioni është kryer në lagjen “Belishovë” të fshatit Cakran dhe u kodua “Koordinata”. Në pranga ka rënë bashkëshorti 51-vjeçar, kurse nën hetim u mor edhe gruaja e tij 48-vjeçare si bashkëpunëtore. Në momentin e kapjes ata po kujdeseshin për bimët narkotike.
“Në lagjen “Belishovë”, në fshatin Cakran, u kapën në flagrancë, duke u kujdesur për 17 bimë narkotike, shtetasi S. M., 51 vjeç dhe bashkëshortja e tij B. M., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Gorishovë. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi S. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M.”, bëri me dije policia vendore.
Ndaj tyre u ngritën akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.