AKTUALITET, 4 Gusht 2023, 19:24

Basha vijon turin e takimeve me strukturat drejtuese të PD, mesazh demokratëve nga Fieri: Më 2 shtator, do të merren vendime të rëndësishme

Basha vijon turin e takimeve me strukturat drejtuese të PD, mesazh

Ndërsa vijon turin e takimeve të tij me strukturat drejtuese të PD, këtë herë nga Fieri, Basha tha se  në Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet më 2 shtator, do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e partisë.

“Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj. Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës”, tha Basha.

Po ashtu ai shtoi: Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.
✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-u në politikë;
✅ Kufizimi i mandateve;
✅ Vota e diasporës;
✅ Zgjedhja e Presidentit nga populli.

Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë.