AKTUALITET, 4 Gusht 2023, 16:43

“Duhet një fytyrë e re”, Korreshi kundër rizgjedhjes së Bashës në krye të PD: Bardhi do të kishte qenë kandidaturë e mirë

“Duhet një fytyrë e re”, Korreshi kundër rizgjedhjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi komentoi përçarjen brenda PD-së dhe zgjedhjet e 29 korrikut.

Korreshi u shpreh se kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi do të kishte qenë një kandidaturë e mirë për zgjedhjet e 29 korrikut dhe se Partia Demokratike ka nevojë për një fytyrë të re drejtuese.

“Shtatori duhet të jetë një kthesë e përbashkët për PD-në. Do doja që Berisha dhe Basha të mos garojnë më në PD, pasi janë ata shkaku i ndarjes. Një figurë e re, femër apo mashkull do i jepte një dorë të re dhe një sy të ri PD-së. Në dy zgjedhjet e fundit, 6 mars dhe 14 maj, ka pasur rënie të votave, kjo për shkak të pjesës gri.

Unë jam një nga mbështetësit e Bardhit pasi ka qenë koherent dhe transparent dhe do ishte kandidaturë e mirë për të garuar në zgjedhjet e 29 korrikut në PD.”, u shpreh Korreshi.