AKTUALITET, 4 Gusht 2023, 16:53

Në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 15 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali shqiptari më dy emra

Në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 15 vite burg

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ka rënë në prangat e policisë në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasin shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, i cili në vitin 1197 ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç. Për pasojë ai është dënuar më parë me 15 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim. Lokalizohet në Itali, pas shkëmbimit të informacioneve, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.