AKTUALITET, 4 Gusht 2023, 17:36

“Turizëm edhe në burg”, Berisha nxjerr foton, Saimir Tahiri, Balili dhe Bajri duke drekuar në qeli

“Turizëm edhe në burg”, Berisha nxjerr foton, Saimir

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet  ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë, ndërsa mendohet se janë në qelinë e burgut.

Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave. Berisha shkruan se këta persona, ngrenë dolli për kapon e tyre, që siç shkruan ai i bëri sheikët e vendit më të varfër në Evropë.

Fotoja në fjalë është e vjetër, pasi tashmë Tahiri ndodhet në banesën e tij, ku vijon të vuajë dënimin e tij të mbetur.

Postimi i Berishës:

Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë. Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë.