AKTUALITET, 25 Tetor 2024, 23:00

Basha: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë. Programi ynë lufton korrupsionin

Basha: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të

Kryetari i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet shqiptarët janë më të varfërit në Europë, sepse me këtë qeveri Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar i Europës. Ai thekson se kjo situatë ka çuar në largimin e të rinjve dhe krizë në arsimin dhe shëndetësinë.

Basha bën thirrje për një ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke propozuar masa të menjëhershme për luftimin e korrupsionit, përfshirë krijimin e një njësie për rikuperimin e pasurive të vjedhura dhe forcimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai thekson se vetëm duke luftuar korrupsionin, Shqipëria mund të sigurojë investime dhe shërbime më të mira për qytetarët.