AKTUALITET, 25 Tetor 2024, 22:53

"Ja segmentet që bllokohen"/ Protesta e 29 tetorit, PD me njoftim zyrtar: Mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë!

"Ja segmentet që bllokohen"/ Protesta e 29 tetorit, PD me njoftim

Nga Miloti e rrethe rrotulli te Casa Italia, PD deklaron zyrtarisht rruget qe do te bllokoje ne protesten e 29 tetorit, ne kuader te mosbindjes civile.

NJOFTIM PËR MEDIA
Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka me drejtues Politik dhe kryetarë të degëve të vendit u vendos si më poshtë vijon. ⤵️
❗️Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.
• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan