TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak më parë krerët e PD në qarqe u mblodhën në selinë blu ku në fokus të takimit ishte protesta e 29 tetorit.
Mësohet se ora e nisjes së protestës do të jetë 17:00 ndërsa sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete.
Detaj ky i ndryshëm nga ai i protestës së mëparshme që ishte e përqendruar vetëm në Tiranë.
Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri.
Nderkohe qe ish-deputeti Belind Këlliçi, i ftuar në një emision tha se synohet që të paralizohet qarkullimi në 5-6 qytete kryesore të vendit.
Fokusi sipas tij do të jetë Tirana, ku me gjasë do të kemi të njëjtin skenar si ai që pamë pak ditë më parë.
Mësohet se në qarqet kryesore plani është që të bllokohen pjesët hyrëse apo dalëse. Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.