AKTUALITET, 25 Tetor 2024, 20:37

Tragjike/ Ra nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 14-vjeçarja shqiptare në Itali

Tragjike/ Ra nga lartësia e pallatit, ndërron jetë

Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht sot në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Piacenza të Italisë ku 14-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga çatia e një pallati me shtatë kate. Vajza ra nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, ndërsa humbi jetën në vend. Ekipi i shpëtimit, që mbërriti në vendngjarje nuk arriti të bëjë asgjë për të shpëtuar jetën e saj.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia, e cila aktualisht nuk përjashton asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet e rënies. Në lidhje me incidentin, autoritetet kanë shoqëruar një shoqe të bashkëmoshatares për të marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Trupi i vajzës është dërguar në qendrën e Mjekësisë Ligjore në Pavia, ku do të kryhen analizat për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Ky incident ka tronditur komunitetin dhe familjen e saj, të cilët kërkojnë përgjigje mbi këtë ngjarje të dhimbshme.