TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Familjarët e 16-vjeçarit Klei Xhaja të vrarë me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë kanë protestuar sot duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi.
16-vjeçari u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë disa ditë më parë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, teksa familjarët kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Do të bëjmë vetëgjyqësi nëse ngjarja nuk zbardhet”, ka deklaruar babai i 16-vjeçarit.
Rigersi është njëri nga 4 të miturit, që u përfshinë në aksidentin me Jet Ski në bregdetin e HImarës, në muajin gusht, ku për fat të keq u plagos e më vonë ndërroi jetë në spital Klei Xhaja 15 vjeç. Ai rrëfen se bashkë me miqtë e tij të gjithë të mitur paguan lekët dhe direkt dolën xhiro në det pa i pyetur për moshën.
“Duam të marrin një jet ski të dalim në det të bëjnë xhiro, askush s’na kërkoi as identitet, as patente, as moshën, nuk na pyeti askush”, rrëfen ai.
Ai pranon se në fillim dhanë dëshmi të rreme në polici për shkak të presionit që morën nga pronari i Jet Skive, të cilin e identifikon si Renato Panajoti.