TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli deklaroi se Gazment Bardhi nuk po vepron në interes të Partisë Demokratike.
Sipas tij, rasti i Bardhit është rasti kur po ndiqet karriera politike për interesa personale.
“Për fat të keq, zor se mund ta quaja fraksion, por për fat të keq ai grup është duke ndjekur llogaritë e karrierës politike, nuk është duke prodhuar politikë.
Fakti që ata po lëvizin drejt Berishës, nuk është se ata shkuan drejt Berishës duke mbajtur të njëjtat qëndrime që kishin para 6 muajsh, 1 viti apo 2 vjetësh, por shkuan duke ndërruar qëndrimet e tyre”, – u shpreh Kadilli për Euronews Albania.
Ndër të tjera, ish-deputeti shtoi se “mea culpa” e Lulzim Bashës nuk mjafton.
Ai u tregua i ashpër me kreun e Partisë Demokratike duke sjellë në vëmendje se Basha duhet të lejojë edhe mendimet ndryshe dhe t’i japë hapësirë kundërshtarëve.