AKTUALITET, 4 Mars 2023, 19:05

“Basha ka dhënë dorëheqjen, Rama i thotë je ti kryetar”, Berisha për vendimin e “Apelit” për “vulën” e PD: Ndodh vetëm në diktatura, kam besim se KQZ nuk do të…

“Basha ka dhënë dorëheqjen, Rama i thotë je ti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vendimi që mori “Apeli” për “vulën” e PD-së është një vendim që merret vetëm në diktatura.

Ai shtoi se Rama ka marrë peng ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibajn dhe po i përdor për interesat e tij.

Berisha tha se do të dorëzojnë dokumentat për zgjedhjet e 14 majit dhe shtoi se nuk beson që KQZ të marrë një vendim që do të damkosë zgjedhjet, duke pranuar kandidatët e Alibeajt si të PD-së.

“Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentat për regjistrim, derisa të vendosë gjykata. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2 B, përcakton se partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka të jetë rreth tij. Nuk ka parashikuar kur kryetari është i blerë vetë. Edi Rama e mban, bashkë me Bashën, janë drejt vetëposhtërimit. Pasi Basha ka dhënë dorëhejen, Rama i thotë ti nuk ke dhënë dorëheqjen, por je kryetar, për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd. Unë besoj se KQZ nuk do pranojë kurrë një gjë të tillë. Nuk do luajë me një procedurë të tillë që damkos zgjedhjet. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentat për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin që për kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi akoma. Duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime.

Ka një debat të ligjshëm sesi do të procedojë PD në këto rrethana të krijuara. Cili do të jetë qëndrimi i saj qoftë gjatë zgjedhjeve, qoftë, ndaj qeverisë dhe perpjekjeve të tjera të veglave të Ramës që me vulën e tij të mendojnë se ne mund të shantazhohemi. Është një moment ky për çdo democrat që të dënojnë aktin e tyre të shëmtuar ndaj çdo shqiptari që beson në liri. Vendimi i Ramës për të marrë vulën e PD-së për llogara të Alibravës dhe Bashës, kanë ngjallur një neveri të madhe te të gjithë shqiptarët. Merret vetëm në diktatura ky vendim. Është një akt antidemokratik për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet. Unë u bëj thirrje çdo demokrati që mund të ketë patur edhe dyshime apo kundërshti, të dënojë aktin e Edi Ramës, për të konfiskuar vulën e PD-së. Të dënojë vetëposhtërimin e veglave të tij Basha-Brava që dëshmojnë se janë skllevër të aferave të tyre dhe për këtë shkak nuk njohin asnjë lloj kufiri.

PD mirëpret me shumë kënaqësi kontributin e çdo deputeti dhe çdo anëtari të kësaj partie, veç Basha-Bravës. Janë të mjerë ata që mendojnë se me plaçkën e Ramës mund të bëjnë presion ndaj PD-së. Të gjithë ata të cilët nuk gjejnë forca të dënojnë këtë akt të pashembullt, ju këshilloj të gjejnë forca të shkojnë të takojnë elektoratin e tyre. Të sqarohen me ta. Por jam I bindur se ky do të ishte një akt që do I ndihmonte ata për të gjetur rrugën e të vërtetës”, u shpreh Berisha.