TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se vendimi i marrë dje nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, është një vendim i marrë nën presionin e kryeministrit Edi Rama, të cilit i duhej ndryshimi i narrativës politike pas skandalit “McGonigal”. Ai shtoi se vendimi i djeshëm ishte një vendim që vendos një precedent të rrezikshëm dhe që nuk dihet nëse do të nisë përdorimi i saj edhe në çështjet civile.
Bylykbashi u shpreh se gjykata nuk ka zbatuar parimet, pasi ka njohur palë në Apel ata që nuk kanë qenë palë në Gjykatëne Shkallës së Parë.
“Isha pjesë e procesit, i cili konkluzionin e ka shumë të qartë. Tregoi se si Rama e ka vënë gjyqësorin në diktatin e tij me reformën në drejtësi. Reforma dihej që do dështonte për shkak të kapjes së gjyqësorin. Gjykata dje nën kapjen dhe presionin e Ramës mori vendimin për të përjashtuar PD nga zgjehdjet. Vendimi ishte njollë e zezë për sistemin e drejtësisë, u shkelën parimet. S’mund të jetë palë në Apel ai që nuk ka qenë palë në shkallën e parë.
Asnjë jurist me 2 para mend në kokë nuk e pret atë lloj vendimi, juristët sot janë të habitur se si është njohur si palë.
Kur dikujt që i kanë thënë në shkallën e parë, kërkesa e Alibeajt për të përjashtuar gjyqtarin e Shkallës së parë, gjyqtari që e shqyrtoi i tha s’mund të bëni këtë kërkesë se nuk jeni palë. Alibeaj e pranoi se nuk e ankimoi vendimin.
Dje u vendos një precedent i rrezikshëm, dhe nuk dihet nëse do shtrihet vetëm në raste politike apo do të përdoret edhe për çështje civile, raste pronësore apo të tjera të ngjashme.
Në aspektin ligjor nuk mund të thoja që e prisja një vendim të tillë, por duke qenë pjesë e politikës, nisur nga fakti që ministrja e Jashtme i thotë ambasadorëve, e kemi nën kontroll dhe vendimi do të jetë ky edhe një javë më parë, kishte një favor dhe një arsye në javën e fundit. Ramës i duhej një çështje që do ndryshonte narrativën politike pas çështjes McGonigal. Edhe dje e vura theksin tek presioni i Ramës, i duhej ky vendim”, tha ai.