TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Komisionin e Ligjeve ku po zhvillohet seancë dëgjimore për projektbuxhetin e vitit 2025 me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Kolegjin e Posaçëm i Apelimit dhe Komisionerin e Prokurimit Publik.
Duke u ndalur te institucioni i prokurimeve publike, Bardhi tha se progres raporti i BE-së e nxjerr shqetësuese dhe rekomandon forcimin e funksionimit të sistemit.
Bardhi përmendi raste konkrete duke thënë se institucione të ndryshme apo titullarë të këtyre institucioneve “krijojnë vetë kompani, ndjekin vetë procedura prokurimi dhe më pas shpallin veten ose njerëz të lidhur me ta për përfitimin e tenderave”.
“Një nga shqetësimet e progres raportit të BE-së për Shqipërinë, janë prokurimet publike. Për korrupsionin, sipas komisionit europian, Shqipëria duhet të forcojë funksionimin e sistemit te përgjithshëm të prokurimeve publike, për të rritur konkurrencën, profesionalizmin dhe pajtueshmërinë. Do të doja që komisioneri i prokurimit publik të mburrej më shumë më sa para i ka kursyer buxhetit të shtetit sesa të mburrej sesa tarifa ka mbledhur nga kërkesat ankimore të subjekteve që s’kualifikohen nga procedurat e tenderimit.
Ne kemi parë raste sesi institucione të ndryshme apo titullarë, krijojnë vetë kompani, ndjekin vetë procedura prokurimi dhe më pas shpallin veten ose njerëz të lidhur me ta për përfitimin e tenderave.
Kemi rastin 5D në bashkinë e Tiranës, që është në mënyrë flagrante në konflikt interesi. Kemi patur rastin e drejtorëve në Ministrinë e Infrastrukturës. Në këtë ministri drejtorë të caktuar përfitonin fonde nga institucioni ku punonin.
Meqë jemi në komision të ligjeve, kryetari i Bashkisë së Tropojës për nën akuzë nga Prokuroria. Është në kushtet e shkarkimit, por ende nuk ka asnjë hap nga këshilli i ministrave. Vetëm për një peridhë 3 vjeçare, kompania në emër të kushëririt të tij të parë ka përfituar 4.7 milionë euro”, tha Bardhi.
Ndër të tjera, ai tha se “një nga arsyet e ngritjes së prokurimit publik është të mbrojë interesin publik apo të mundësojë konkurrencën në procedurat e prokurimit që të kursehen paratë e buxhetit”.