AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 08:45

Ekzekutohet me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshimet e policisë

Ekzekutohet me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar në Greqi,

Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik të Greqisë. Ai u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.