TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e lagjes 5 në Durrës, paralajmërojnë se pallati i tyre numër 8 është drejt shembjes. Në emisionin 'FOL' të gazetarit Erion Skëndaj, banorët thonë se pallati është braktisur nga qytetarët pasi kanë frikë për jetën e tyre.
Pallati 11 katësh, është vlerësuar nga dy akt ekspertiza si teper i rrezikshëm. Banorët kanë 3 vite që presin shembjen e më pas rindërtimin në të njëjtin vend të pallatit.
'I jemi drejuar Bashkisë disa herë, bashkia ka flejt gjithmonë, po flen dhe Qeveria. 48 familje kanë qënë aty, tani nuk ka. Të gjitha familjet tani janë me qera, unë jetoj në kënetë, aty kam ngelë dhe ajo po me bie në kokë. Të tjerët kanë zënë shtëpia të tjera.
Nga ky pallat unë kam dalë 3 muaj pas tërmetit, të tjerët janë larguar 1 vit pas tërmetit.
Ekspertiza ka thënë që kjo është në rrezik shembje, por nuk deshën ta shembin. Si puna e kësaj janë 10. Njerëz ka brenda dhe është për shembje, janë nja 10 ose 15, s'kanë ku shkojnë. '- tha një nga banorët.