TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama tha se diskutimet për marrëveshjen me Italinë, për ngritjen e një kampi refugjatësh në Lezhë, kanë nisur përpara se Meloni të vinte me pushime këtë verë.
Për këtë është ngritur një grup i përbashkët pune derisa arriti në firmosjen e marrëveshjes në Romë.
Rama mohoi se kemi të bëjmë me favor personal ndaj kryeministres Meloni, siç është komentuar gjerësisht vendimi personal i kryeministrit, pa u konsultuar me asnjë faktor tjetër në vend dhe pa informuar qytetarët shqiptarë.
“Nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Zhurma nuk duhet të diktojë vendimmarrjen” tha Rama në emisionin Repolitix në Report Tv.
Rama deklaroi se marrëveshja do të kalojë në Parlament.