AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 12:19

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Këtu po shemben ndërtesat! Nuk kanë njoftuar asnjë

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Këtu

Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish sot duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje.

Ata shprehen se banesat po vijojnë të shemben dhe se nuk janë njoftuar për një ndërhyrje të tillë flagrante nga ana e Bashkisë. 

"Pse nuk vjen këtu prefekti të shikojë problemet e njërëzve? Këtu po shemben banesat nuk kanë njoftuar asnjë, nuk janë bërë legalizimet për banesat", tha banori. 

Edhe pse kanë më shumë se dy muajsh që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore.

Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.