AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 09:43

Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, mbetet pa energji gjysma e fshatit

Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, mbetet pa energji gjysma e

Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, duke lënë pa energji gjysmën e fshatit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kordhocë, pjesa e poshtme e fshatit Lazarat, ku njëra prej kabinave elektrike u vu nën flakët e zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do të shkaktonte situate kritike.

Shkaqet e zjarrit po hetohen ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasoje e një kontakti fals.