AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 12:05

Prizren, nëna nga Shqipëria denoncon zhdukjen e djalit

Prizren, nëna nga Shqipëria denoncon zhdukjen e djalit

Mediat në Kosovë kanë njoftuar se një shtetase nga Shqipëria ka raportuar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia, në Prizren. Sipas policisë ka katër ditë dhe ende nuk dihet vendodhja e tij.

“Ankuesja femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, njofton policia e Kosovës në Prizren.