AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 10:56

Balotazhi për Primaret e PD-së, nis votimi në Fier! Ja dy kandidatët që garojnë

Balotazhi për Primaret e PD-së, nis votimi në Fier! Ja dy

Ka nisur procesi i votimit për balotazhin e Primareve në degën e Partisë Demokratike në Fier. Votimi po zhvillohet në ambientet e ish-Universitetit UFO, ku procesi do të mbyllet në orën 18:00.

Fieri doli balotazh në primaret e fillim dhjetorit dhe sot po votohet midis Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj.

Procesi ka nisur i qetë dhe vijon normalisht. Në garë për Primaret e Fierit morën pjesë 5 kandidatë, të cilët në zgjedhjet e 4 dhjetorit morën këto rezultate:

Evdar Kodheli, 413 vota, Artur Mahmutaj 242, Ermal Hamataj 107, Albano Zhapaj 87 dhe Denisa Mucaj 34. Ne total 883 vota dolen te vlefshme ndersa 4 te pavlefshme.

Ndërkohë balotazhet po zhvillohen edhe në 4 degë të tjera të PD-së në Mat, Dibër, Mirditë dhe Librazhd.