AKTUALITET, 12 Mars 2023, 11:12

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do të ndërmarrim akte ekstreme nëse nuk gjejmë zgjidhje për projektin e rrugës Thumanë-Kashar

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do të

Edhe kjo e diel gjeti sërish në protestë banorët e Bërxullës, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata njëzëri shprehen kundër vlerës së shpronësimit të dhënë për ta, për tokat dhe banesat e tyre, duke e cilësuar atë qesharake.

Një prej banorëve parashtroi tre kërkesat e tyre për qeverisë, vlerën e pronës, të projektit dhe se si do të bëhet nënkalimi, raporton News 24.

“Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve ton. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm.

Falënderojmë kryetarin e bashkisë se ka kërkuar të zgjidhë problemin e banorëve.
Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit.

E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është lera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet.

Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këto banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do të nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi”, ka deklaruar një nga qytetarët.