TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Ekonomisë Inovacionit dhe Kulturës Blendi Gonxhe ndau këtë të hënë lajmin se tashmë aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës për 300 punonjës të Administratës Publike janë hapur.
“Aplikantët duhet të jenë të punësuar në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme:
Ministria e Brendshme Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit” thuhet në njoftim.
Referuar njoftimit janë një sërë dokumentesh që duhet të ngarkohen në platformën e-albania për të aplikuar.
“Dokumentacioni i nevojshëm që ngarkohet nga aplikanti: Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi); Vërtetim negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi); Marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e)” thuhet në njoftim. Afati i fundit i aplikimit është 14 gushti 2024, ora 09:00.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin e specifikuar;
– Klikoni butonin “Dërgo”;
– Aplikimi juaj do të merret në shqyrtim nga Komisioni përkatës i Vlerësimit. Përzgjedhja bëhet nga Komisioni në bazë të një vlerësimi të pikëzuar, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve, përfitues në administratën publike;
– Në rast miratimi apo refuzimi, ju do të lajmëroheni në rubrikën “Hapësira ime”, te “Mesazhet e mia”, përfshire dhe arsyen e refuzimit, ose në rast miratimi do të udhëzoheni për procedurat që duhet të ndiqni për fazën pasardhëse./Monitor