AKTUALITET, 15 Korrik 2024, 10:39

PD kërkesë qeverisë: Të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta

PD kërkesë qeverisë: Të merren masa për mbrojtjen e

Deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme kanë kërkuar reagimin e qeverisë në mënyrë që të mbrohen qytetarët për shkak të temperaturave të larta në vend.

Vokshi dhe Çupi kanë propozuar shkurtimin e orari të punës, punë nga shtëpia, mbylljen e çerdheve dhe kopshteve, si edhe për pensionistët ofrimin e mundësisë për t’jua dërguar pensionin në banesë.

Deputetja Çupi u shpreh se target grup kryesor janë të miturit, fëmijët e mitur, gratë shtatzëna dhe punëtorët që për shkak të natyrës së profesionit të tyre duhet të punojnë jashtë.

“Personat më të rrezikuar nga temperaturat e nxehta janë të moshuarit, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, punëtorët në natyrë, si policët, bujqit, të cilët nuk duhet të rrinë gjatë jashtë, të strehët, personat me të ardhura të ulëta.

Duam t’i bëjmë të artë qeverisë që ky është target grupi të cilit shteti duhet ti qëndrojë pranë. Jemi detyruar të dalim me propozime sepse qeveria nuk ka reaguar. Jemi këtu pranë qytetarëve me këto propozime”, tha ajo.

Deklarata e deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi:

Në këto ditë shumë të shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë të larta (rreth 38-40 gradë),

Duke pasur parasysh mungesat e ujit dhe energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë,

Duke pasur parasysh që qeveritë e rajonit, siç është rasti i qeverisë së Kosovës që para disa ditësh mori disa masa për përballimin e ditëve të nxehta,

Së bashku me kolegen Dhurata Çupi, jemi këtu që në emër të PD të shprehim shqetësimin e thellë për mosreagimin e Qeverisë shqiptare e cila është ndër të vetmet që nuk ka reaguar për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërkohë që vijon vjedhjen dhe abuzimin e parave me inceneratorët fantazmë, me tunelet e florinjta, me koncesionet në shëndetësi të panevojshme.

Gjashtë propozimet e PD për paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta (propozim për VKM):

Kostot financiare të shkurtimit të orarit të punës në sektorin privat, apo të prindit që do të kujdeset për fëmijët në shtëpi, apo kostot e tjera të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë;

Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro (imagjino vetëm zyrat e shtetit).

Kursim financiar dhe kohor do të ketë edhe sektori shëndetësor (imagjino po të mos dalin apo të mos punojnë në këtë vapë të tmerrshme…sa persona nuk do të kenë nevojë ti drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve për trajtim mjekësor…shto pastaj edhe faturën e ilaçeve që do të duhet te blejnë).

Kujtojmë këtu precedenti është…viti 2007 (por atëherë ishte si pasoje e krizës energjetike, dhe u mor masa për kursim energjie gjatë verës), u shkurtua për disa javë në verë (korrik gusht), orari zyrtar i punës (u bë 08:00-13:00).

PD kërkon marrjen urgjente të masave të mësipërme, në mënyrë që të mbroje shëndetin e qytetarëve e nga ana tjetër të ekonomizojë edhe përdorimin e energjisë elektrike.