TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbërritjes në Athinë mesditën e sotme, Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.
Mësohet se kryeministri grek gjatë takimit është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”.
Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm pasi siguroi lejen 5 ditore për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.
Beleri është pritur në aeroportin e Athinës me përqafime, duartrokitje dhe brohoritma, ku dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.