TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Kuvendin e Shqipërisë ka raportuar sot për punën e Prokurorisë, kryeprokurori Olsian Çela, i cili nuk i shpëtoi pyetjes së Gazment Bardhit në lidhje me dosjen Xibraka.
Bardhi iu drejtua duke i thënë se vetë ai si prokuror i kësaj dosje la pa hetuar kokat e atij që kreu i grupit parlamentar i quajti grup i strukturuar kriminal.
Gazment Bardhi: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj?
Olsian Çela: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.
“Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje.
Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund t’ju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre çështjeve e kanë çuar për gjykim”
“Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do të vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton çështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin.
Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm”.
“Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve”.