AKTUALITET, 1 Shtator 2025, 18:32

Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar

Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, nuk raportohet

Një zjarr ka rënë pranë një banese në lagjen “24 Maji”, pranë vendit të njohur si ish-fusha e druve në Vlorë, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në banesat përreth.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.