AKTUALITET, 1 Shtator 2025, 14:36

Gjirokastër/ U bllokuan gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre u rrëzua në përrua, shpëtohen tre persona

Gjirokastër/ U bllokuan gjatë eksplorimit të zonës,

3 shtetasve u bllokuan në malin mbi fshatin Ndëran, Zagori. Punonjësit e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë menjëherë pas njoftimit.

Gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre kishte rënë në përrua dhe e kishte të pamundur lëvizjen.

“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në malin mbi fshatin Ndëran, njësia administrative Zagori, 3 shtetas, duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, emergjencat civile dhe me ekipin mjekësor, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar 3 shtetasit”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi 70 vjeç që kishte rënë në përrua u nxor nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.