AKTUALITET, 1 Shtator 2025, 14:10

Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit

Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga

Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, për kontrabandë me pajisje elektronike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte S. I., në hyrje të portit, policia gjeti të fshehura në kabinë dhjetra celularë të markës iPhone, për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.

Celularët u sekuestruan si provë materiale, së bashku me kamionin dhe dy celularët personalë që përdorte S. I.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.