TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më datën 18 dhjetor, Krydemorkati Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ndërkohë që më 11 dhjetor, është thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, pasi në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma, ndërkohë që mësohet se po mblidhen edhe firma të tjera.
Ish-deputeti Klevis Balliu i PD, në një intervistë për Ora News, është shprehur se më 18-Dhjetor është një antikuvend ndaj Kuvendit që do të mblidhet më 11 dhjetor.
Vendimin e Bashës e ka krahasuar me mitingjet që bëte ish-presidenti Ramiz Alisë ndaj PD.
Klevis Balliu: Data 18 është anti-kuvend ndaj Kuvendit të PD. Data 18 është anti-kuvend njëlloj si mitingjet e Ramiz Alisë që i bënte PD. Data 18 është një anti-kuvend për të qarë hallet e PD dhe jo çështjet e PD. Kemi një anti-kuvend që ka për mision shkatërrimin e PD sipas zëdhënës së Bashës, Grida Duma. Anti-kuvendi i Bashës nuk ka lidhje me interesat e Bashës dhe të PD.
Balliu shprehet se misioni i Bashës është të ruaj karrigen e tij dhe të shkatërrojë Partinë Demokratike.
Klevis Balliu: Basha ka vetëm interesin për të ruajtur karrigen e tij. Grida Duma, e cila thjesht ka deklaruar Planin e Bashës. Si zëdhënëse e mendimeve të Bashës, deklaroi se kërkojnë shkatërrimin e PD. Kuvendi i 11 Dhjetorit mblidhet për një PD më të hapur dhe më të bashkuar. Basha të marrë të gjithë mediat dhe të shoh një për një emrat e delegatëve që kanë firmosur. Basha e di që firmat janë mbledhur, ky është justifikimi që ka për të mbledhur antikuvendin.
I pyetur se përse Kryedemokrati ka mbledhur kryetarët e degëve të PD, është shprehur, se Basha ka bërë një veprim të tillë për t’i përfshirë në planin e tij. Ai thotë se e gjitha baza e PD është me Berishën.
Klevis Balliu: Ai i ka mbledhur ata për t’i bërë pis dhe për ‘ti përfshirë ata në planin e tij për shkatërrimin e PD. Baza e demokratëve është me Berishën. I vetmi problem i ‘Foltores’ është se nuk ka salla të mëdha të mjaftueshme për të gjithë.
Më tej ai shton se më 11 dhjetor Lulzim Basha do të shkarkohet, ndërsa shton se përpjekjet e tij për të shpëtuar regjimin Rama- Basha, janë të kota.
Klevis Balliu: Shumica do të vendosë më datë 11 në Kuvendin Kombëtar të PD. Çfarëdolloj mitingjesh që të zhvillojë Basha për të mbrojtur regjimin Rama- Basha, nuk do ia dali dot kurrsesi që të marrë PD dhe të ja shesë Edi Rama. Lulzim Basha do shkarkohet me datë 11.
Më 11 mblidhet Kuvendi Kombëtra i PD siç e kanë kërkuar delegatët e PD dhe pakica që përfaqësohet nga Basha do të shkarkohet dhe do të vazhdojë me ringritjen e PD dhe të aksionit opozitar për të larguar qeverinë e cila ka larguar rininë, që ka mbushur parlamentin me kriminelë. Për të rrëzuar këtë qeveri duhet një opozitë e vërtetë dhe jo një opozitë që i shërben qeverisë.