AKTUALITET, 18 Shkurt 2022, 16:37

Nënshkruhet marrëveshja/ Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra njeh pensionet

Nënshkruhet marrëveshja/ Lajm i mirë për shqiptarët,

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj zvicerane, për njohjen e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive”, shkruan Rama në rrjetet sociale.