AKTUALITET, 3 Qershor 2022, 20:30

Bajram Begaj kandidat për President, Paloka zbulon ç’do të bëjë PD në seancën e nesërme

Bajram Begaj kandidat për President, Paloka zbulon ç’do

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për kandidimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës.

Në një reagim për News24, Paloka tha se demokratët do të votojnë kundër.

“Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, tha ai.