TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Saimir Visha në një debat televiziv ka bërë një deklaratë befasuese teksa diskutonte me një nga kushërinjtë e dhunuar nga fisi Rraja, Jashar Maja.
Gjatë fjalës së tij Maja u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Pikërisht në këtë moment Visha ndërhyri duke i thënë se nuk është viktimë siç pretendon por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim.
“Po ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë. Ata po të dojshin të vrisnin, të vrisnin”, tha Vishaj. Ndërkohë një nga panelistët e ftuar në euroneës tha se; “Më duket sikur kanë ardh Rrajat në studio”.
Pjesë nga biseda në emision:
Saimir Visha: Po ti je qëlluar ti, je viktimë apo çfarë je ti o vëlla?!
Jashar Maja: Po kush është ai?
Erla Mëhilli: Është avokati Saimir Visha
Saimir Visha: Kush je ti o vëlla?! Ti je viktimë?
Jashar Maja: Zotëri avokat…
Saimir Visha: Ti je viktimë, apo je vëllai, çfarë je ti?!
Erla Mëhilli: Është një nga viktimat
Jashar Maja: Unë jam viktima, Jashar Maja
Saimir Visha: Ke qenë aty, ka dashur njeri të të vrasë ty?!
Jashar Maja: Po
Erla Mëhilli: Mund dhe të kisha vdekur, thotë zotëria
Saimir Visha: Të ka qëlluar njeri në kokë ty?
Jashar Maha: Po!
Saimir Visha: Si po?!
Jashar Maja: Ore zotëri unë kam fraktura, i kam dhe sot të dukshme
Saimir Visha: Po ça frakture ore, ti kërkon dëmshpërblim. Ça viktime je ti o burrë
Një nga të ftuarit: Më duket sikur kanë ardh Rrajat në studio
Jashar Maja: Zotëri unë nuk po i kërkoj dëmshpërblim, unë po kërkoj të drejtën time
Saimir Visha: Po ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë. Ata po të dojshin të vrisnin, të vrisnin.