AKTUALITET, 13 Shtator 2023, 15:00

Berisha zbardh takimin me demokratët dhe aleatët: Rama do të marrë përgjigjet e merituara

Berisha zbardh takimin me demokratët dhe aleatët: Rama do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur takimin e sotëm me Gazment Bardhin, deputetë të tjerë demokratë dhe aleatët. Ai u shpreh se ndër të tjera u diskutua për mosfunksionimin e Parlamentit.

“U diskutua mbi drejtimin e absolutisht disfunksional të parlamentit, shkelmin nga institucionet të vendit. Braktisjen që i bën Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.

I pyetur nëse e sheh mundësin e një bashkimi me Bardhin dhe deputetët që e mbështesin këtë të fundit, Berisha tha: "E shef qiellin e kthjellët e konsideron mundësinë e shiut…".