TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Albert Halilaj është liruar nga detyra si Prefekt i Qarkut të Kukësit, pasi do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 24 shtatorit, për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit.
Vendin e tij e ka zënë Granit Gjana, i cili ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Kukësit, kur ajo drejtohej nga Safet Gjici.
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA