TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca gjyqësore për Ruben Saraivën, shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në restorantin “Koral” në Shëngjin, ka zgjatur rreth një orë.
Ngjarja dyshohet të jetë një vrasje me porosi, motivuar nga gjakmarrja midis dy fiseve në Lezhë.
Prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave.
Sërish avokati kërkon masë më të lehte sigurie ndaj klientit të tij, po ashtu sërish nuk kanë munguar akuzat ndaj prokurorisë së Lezhës ku thotë se nuk ka prova për mbajtjen e tij në burg gjatë hetimit.
Sipas avokatit mbrojtës prokuroria duhet të merret dhe me bisedat që dolën në Sky Ecc.
Po ashtu ai thotë se prokuroria nuk ka sjellë fakte të reja dhe kërkon masë më të lehte sigurie për klientin e tij.
Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin.