TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një video nga protesta e një nate më parë kundër rritjes së çmimeve në kryeqytet ku efektivët sinjalizojnë njëri tjetrin për të mos goditur protestuesin në prani të mediave.
Meta shprehet se ky është një skandal që meriton ndëshkim ligjor ndërsa ngre pyetjen se çfarë duhet të ndodhte më keq nëse nuk do kishte gazetarë.
Meta i fton qytetarët të kthehen të gjithë në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet si dhe dhunën e çdo punonjësi të policisë së shtetit.
Postimi i presidentit Ilir Meta
SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR!
Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?!
Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme.
I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.
Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.
PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA!