AKTUALITET, 11 Korrik 2026, 14:26

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të produkteve të shportës në supermarketet e vendit

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të produkteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.

Monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një panoramë të plotë mbi zhvillimet e këtij tregu, duke analizuar të dhënat mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve gjatë periudhës 1 Janar 2025–qershor 2026.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do ti nënshtrohen një analizë të plotë krahasuese të sjelljes së tregut.