AKTUALITET, 8 Prill 2022, 10:20

Dita e katërt, rinisin kërkimet në lumin Fan për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

Dita e katërt, rinisin kërkimet në lumin Fan për gjetjen e

Kanë rinisur kërkimet, për të tretën ditë me radhë për trupin e 10-vjeçarit që u mor nga lumi Fan në Mirditë.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit, megjithatë polumbarët e RENE-s po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit.

Ditën e djeshme u bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë por pa sukses.

10-vjeçari tre ditë më parë po luante me shokët, kur topi i ri në lum. Ai tentoi ta merrte por rrëshqiti brenda rrjedhës.