TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë para mbajtjes së Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm ministrat dhe deputetët tek vila 30.
Kryeministri në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, dha detaje për Kongresin që këtë herë tha se do të jetë ndryshe.
Rama deklaroi se sesioni i parë i Kongresit do të jetë i hapur për grupet e interesit, ndërsa do të ketë edhe panele jashtë ambienteve të Pallatit te Kongreseve.
Edi Rama: Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës që të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë.
Ky format është edhe shumë i favorshëm që secili të japë kontribut nëse kanë diçka për të dhënë për kongresin dhe njëri prej sesioneve do të jetë i dedikuar për anëtarësinë e kongresit.
Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një kongres, në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit.
Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së kongreseve qoftë në pjesën përpara saj qoftë në bulevard qoftë te sheshi “Nënë Tereza” apo sheshi Italia.