AKTUALITET, 4 Prill 2025, 16:03

“As e vendosja në dyshim listën e mbyllur”, Luan Baçi: S’do ta kisha problem të garoja jo i sigurt

“As e vendosja në dyshim listën e mbyllur”, Luan

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, ndërsa fushata elektorale do të nisë zyrtarisht pas një jave.

Baçi theksoi se nuk ka pasur asnjëherë pritshmëri të larta për pozicionimin e tij, duke e lënë gjithçka në dorën e punës dhe mbështetjes së demokratëve të Fierit.

“Nuk krijoj pritshmëri, çdo gjë ia lë punës, por nuk e vija në dyshim se do të isha në listën e mbyllur, pasi demokratët e Fierit më kanë votuar në mënyrë plebishitare sa herë kam qenë në garë. Në primaret e fundit isha ndër më të votuarit,” deklaroi ai.

Deputeti demokrat gjithashtu u shpreh se nuk do ta kishte parë si problem të ishte pjesë e një liste të hapur. “Madje, do të më dukej më këndshëm të isha në listën e hapur, sepse do të garoje dhe të hyje në parlament me votë të hapur,” shtoi ai.