AKTUALITET, 3 Janar 2022, 21:58

Artan Hoxha zbërthen të kaluarën e Vinçenc Pirolit që u plagos në Shkodër: Kush e qëlloi?

Artan Hoxha zbërthen të kaluarën e Vinçenc Pirolit që

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi të kaluarën e 34-vjeçarit Vinçenc Piroli që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me dy plumba, më pas u transportua drejt spitalit të Lezhës dhe tashmë ndodhet te “Trauma” në Tiranë për mjekim të specializuar. Vrasja në Malin e Zi, bashkëpunëtorët, por edhe përse sonte nuk u dërgua në Shkodër për mjekim por në Lezhë?

Postimi i Artan Hoxhës:

“Sot pasdite, rreth ores 17:30, personeli i spitalit te Lezhes ka mbetur i befasuar, kur ne urgjencen e tij eshte paraqitur nje shtetas ende i panjohur, i cili ka kerkuar ndihme te menjehershme mjekesore. Personi i panjohur ka zbritur nga mjeti i tij nje shtetas te palgosur, i cili me pas u identifikua si 34 vjeçari Vinçenc Piroli, me origjine nga Kurbini, por banonte ne Shkoder.

I panjohuri ka lene te plagosurin ne spital dhe eshte larguar me shpejtesi pa mundur te identifikohet.


Policia e Lezhes po kontrollon kamerat e sigurise per te bere te mundur identifikimin e mjetit dhe personit te panjohur, qe dorezuan te plagosurin ne spitalin e Lezhes.

Mjeket e spitalit ne Lezhe jane perpjekur ti japin ndihmen e pare te plagosurit, por kur kane pare se kishte nevoje per ndihme me te specializuar, e kane nisur ate me urgjence drejt spitalit te Traumes ne kryeqytet.

Artan Hoxha zbërthen të kaluarën e Vinçenc Pirolit që

Nga te dhenat e para rezulton, se Vinçenc Piroli eshte plagosur ne Shkoder, ne rrethana ende te pasqaruara mire. Autori e ka qelluar Pirolin ne gjoks dhe ne bark.

Policia nuk ka patur dijeni per ngjarjen e Shkodres, deri sa i plagosuri eshte derguar per ndihme ne spitalin e Lezhes.

Jane marre masa per sigurine e Pirolit, nderkohe po hetohet se çfare ka ndodhur ne te vertete. Kush e ka qelluar Pirolin ne Shkoder?! Pse te plagosurin nuk e kane derguar per mjekim ne spitalin e Shkodres, por ne ate te Lezhes?!

Po cili eshte ne te vertete Vinçenc Piroli?!

Zyrtarisht 34 vjeçari Piroli eshte ne kerkim nderkombetar per shkak se akuzohet direkt si autori i nje atentati te kryer ne komunen e Ulqinit, ne Malin e Zi, me date 4 korrik 2021, ku mbeti i vrare shtetasi malazes Momçillo Gjurishiç 68 vjeç.

Policia e Malit të Zi, hetoi per me shume se tre muaj e gjysem, duke bashkepunuar dhe me policine shqiptare, deri sa arriti te provonte se kush ishin autoret e vrasjes se 4 korrikut te vitit te kaluar ne Ulqin.

Artan Hoxha zbërthen të kaluarën e Vinçenc Pirolit që

 

Ne nje konference shtypi, me date 12 tetor 2021, policia malazeze deklaroi publikisht se kishte zbardhur atentatin ndaj Momçillo Gjurishiç.

Sipas policise se Malit te Zi, autoret e ketij krimi jane shtetasit shqiptar,

Vinçenc Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, me origjine nga Kurbini.

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

“Zyrtarët e sektorit kundër kriminalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht, dy shtetas shqiptarë Vinçenc Piroli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.

Boshkoviç tha se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së autoreve”.

Nga hetimi i policise malazeze ka rezultuar se autoret jane futur ne territorin e Malit te Zi ne menyre legale ne oret e para te 4 korrikut.

Artan Hoxha zbërthen të kaluarën e Vinçenc Pirolit që

Ata jane larguar ne drejtim te Shqiperise menjehere pasi kane kryer krimin ne Ulqin, permes pikes se kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.

Atentati i 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, dyshohet se eshte kryer nga vrases me pagese, te cilet jane kontraktuar per te kryer krimin per motive te hakmarrjes.

Ne 2 mars te vitit 2017, djali i viktimes, Savo Gjurishiq 29 vjeç, vrau me arme zjarri ne qytetin e Ulqinit, shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç.

Autori u kap vetem 20 minuta pas krimit dhe familjaret e tij u shprehen te shqetesuar, se i druheshin nje hakmarrje nga 3 vellezerit e tjere te viktimes nga Kosova.

Policia malazeze dyshon se te afermit e viktimes nga Kosova, kane paguar per tu hakmarre, dy vrasesit nga Shqiperia.

Djali i Momçillo Gjurishiç, Savo Gjurishiç, u denua si autor i vrasjes se 53 vjeçarit nga Kosova. Por te afermit e Likajt, kane mbetur te pakenaqur nga ky vendim, dhe kane menduar ta vendosin vet drejtesine.

Sipas hetimeve te policise malazeze, rezulton se vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, perpara lokalit te tij ne Ulqin, eshte kryer nga Vinçenc Piroli, ndersa Dorjan Lala ka patur rolin e ndihmesit.

Edhe pse jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga 12 tetori i vitit te kaluar, Vinçenc Piroli dhe Dorjan Lala kane vazhduar te qendrojne te lire ne territorin e Shqiperise, deri sa sot pasdite, Piroli ka rene prej e nje atentati te papritur” shkruan Hoxha.